Rama dhe Blushi përplasen për statutin e PS-së
Anëtarët dhe delegatët e Partisë Socialiste kanë votuar në parim lidhur me statutin e partisë dhe ku ka patur jo pak debate, ku kundërshtari më i fortë mbetet Ben Blushi.

Vetëm 3 anëtarë të PS-së nuk e kanë votuar statutin e partisë.

Rama tha pas miratimit të statutin partiak se çështja e kryetarit të PS-së nuk do të zgjidhet përmes zgjedhjeve për kreun e selisë rozë, por përmes referendumit.

Një ide të tillë e ka kundërshtuar Blushi, i cili tha se referendumi nuk është zgjidhja.

Deputeti "rebel" i PS-së insistoi se duhen mbajtur zgjedhje brenda partisë për kryetar të PS-së. /Albeu.com/
Shtuar më 19/03/2016, ora 20:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori