Polonia ngre gatishmërinë ushtarake, presidenti i Këshillit Europian: I tronditur

Zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Muller ka konfirmuar se ka pasur një shpërthim që vrau dy shtetas polakë.

Polonia po rrit gatishmërinë e njësive të saj ushtarake dhe po verifikon nëse ka nevojë të aktivizojmë Nenin Katërt të NATO-s.

Sipas nenit: “Palët do të konsultohen së bashku sa herë që, sipas mendimit të ndonjërës prej tyre, kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e ndonjërës prej Palëve”.

“Kush e gjuajti raketën është e paqartë,” thaJ Andrés Gannon, një ekspert sigurie në Këshillin e SHBA për Marrëdhëniet me Jashtë, i cili pajtohet se mund të jetë një S-300.

“Ne e dimë se Rusia ka përdorur S-300 për sulme tokësore edhe pse është një sistem i mbrojtjes ajrore, por Ukraina i përdor ato gjithashtu për mbrojtjen ajrore kundër raketave të lundrimit.”

Dr Justin Bronck, një bashkëpunëtor i lartë në grupin e ekspertëve Rusi, pajtohet se mund të jetë një S-300, por ende nuk ka prova të mjaftueshme për ta identifikuar atë.

Ndërkohë që për rastin ka reguar presidenti i Këshillit Europian ku shprehet i tronditur.

Përmes një reagimi në Tëitter, Michel ka thënë se do të qëndrojnë pranë Polonisë dhe se lidhur me këtë ngjarje kanë kontaktuar me autoritetet polake, anëtarët e Këshillit Evropian dhe aleatët e tjerë.

“I tronditur nga lajmi i një rakete apo municioni tjetër të ngjashëm që ka vrarë njerëz në territorin polak. Ngushëllimet e mia për familjet. Ne qëndrojmë me Poloninë. Unë jam në kontakt me autoritetet polake, anëtarët e Këshillit Evropian dhe aleatët e tjerë”, shkroi Michel në Tëitter.