Kryeministri Edi
Rama vendosi t’a mbyllte fjalimin e tij sot në Kuvend për negociatat, me një batutë për deputetin e opozitës së re, Kujtim Gjuzi.
Rama e quajti Gjuzin "
mbret", "lartmadhni", ndërsa në sallë nuk munguan të qeshurat.
Edi
Rama: Madje për ata kam më shumë dhimbje, ju keni hallin e Evropës, ai ka hallin e monarkisë. Po janë halle luksi në krahasim me ata atje. Se erdhi s’erdhi monarkia, ti je
mbret. S’të lëviz kush nga froni. Gjuz, ti nuk je i përgjegjshëm, ti je
mbret. Lartnmadhni ulu se jemi ende në Republikë. Kështu që miqtë e mi, Reformën Zgjedhore t’a bëjmë mirë. Dhe urgjent. Ata që janë jashtë nuk e duan. Ju s’keni pse të mos e doni. Ata që janë jashtë, nuk e duan sepse një nga ato gjërat që do bëjmë bashkë është që të mos ketë më
komisioner politike. Ju me çdo sistem, s’merrni dot
komisioner, ju ngelet mbreti në dorë.
Shtuar më 03/10/2019,
ora 12:34