Rama-Dades: Deri në Kongres, karafil më ke mua
Deputetja Arta Dade ka mbajtur të njëjtën linjë humori me kryeministrin Rama, referuar festës së sotme dhe buqetave me lule që kishte dhuruar kryeministri.

Arta Dade, duke vlerësuar kryeministrin për buqetat me lule që i kishte dedikuar tre grave të jetës, nuk ka lënë pa i kujtuar se duhet të ishte bërë bujar edhe me gratë e pranishme në sallë.

"Sa për buqetat e mëngjesit, nga një karafil të na e kishe hedhur edhe ne, mirë do bëje", i tha Dade. Por Rama i është përgjigjur duke qeshur: "Deri në Kongres për karafil më ke mua". /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2016, ora 13:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori