Rama-Bashës: Opozita nuk kthehet më në qeveri me lojën voto PD-në e merr Monikën dhe Ilirin
Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikën në distancë me kryedemokratin Lulzim Basha, lidhur me menaxhimin e situatës së rëndë të krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Në një postim në ‘Twitter’, Rama i drejtohet Bashës, duke i thënë se “opozita nuk kthehet më në qeveri me lojën jepi votën PD e merr Monikën&IlIrin në tallavanë e bashkimit”.

“Sipas Lulëzimit plehrat duhet të bëhen kapicë në çdo rrugë të Tiranës që njerëzit të mos preken nga Covidi dhe mund të kurohen! Jo Lulëzim, plehrat nuk kthehen më në Tiranë, as opozita nuk kthehet më në qeveri me lojën jepi votën PD e merr Monikën&IlIrin në tallavanë e bashkimit!”, shkruan Rama.

Shtuar më 02/11/2020, ora 11:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori