Rama apo Meta? Xhaçka tregon se kujt i përkasin frerët e ushtrisë
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka reaguar lidhur me situatën politike në vend.

E ftuar në ABC Neës, Xhaçka tha se Presidenti i Republikës ka bërë shkelje të kushtetutës dhe se zhvillimet politike nga ana e opozitës nuk janë modelet më të mira për demokracinë dhe integrimin e vendit.

“Nuk janë modelet më të mira për demokracinë. Presidenti është zhveshur nga ajo vlerë që ja vesh kushtetuta sepse presidenti ka marrë një anë. Është antikushtetuese cenimi i të drejtës së votës. Në demokraci debatohet dhe teorikisht parlamenti është beteja e ideve, ne si mazhorancë do shtrojmë të gjithë argumentet tona pse ky vendim i presidentit është antikushtetues. Ky veprim i presidentit duhet të ketë një kundërpërgjigje. Kushtetua nuk thotë askund se presidenti mund të ç’dekretojë dekretet. Akti i presidentit është krejtësisht nul”, u shpreh Xhaçka.

Gazetarja e ka pyetur ministren Xhaçka se nëse do të krijohej një situatë si ajo e 97 si do të vepronin Xhaçka tha se asnjë situatë e tillë nuk do të ndodhte, por dhe nëse do të kishte tentativa për krijimin e këtyre situatave, organizatorët do të ndëshkoheshin.

“Gjithë aktorët që kërkojnë ta risjellin situatën e 97 do të marrin ndëshkimin që meritojnë. Kushtetuta e ndan qartë, presidenti drejton ushtrinë në kohë lufte ndërsa në kohë paqe është kryeministri dhe ministri i mbrojtjes. Gjithsesi nuk do të ketë situata të tilla”., tha me tej ministrja e Mbrojtjes.




Shtuar më 12/06/2019, ora 08:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori