Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar
Berishës, Bashës dhe Metës që të përgjigjen se pse e votuan pro raportin e
Dick Marty në Këshillin e Europës.
Por cfarë përmbante ky
raport?
Fillimisht kujtojmë se në Hagë ndodhen drejtuesit kryesore të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Ata janë nisur drejt kësaj gjykate pas akuzave të ngritura ndaj tyre, akuza që përfshijnë dhjetëra vrasje të kryera si një grup i strukturuar kriminal.
Kjo nuk është hera e parë që UÇK dhe liderët e saj janë përballur me akuza dhe përbaltje dhe jo vetëm nga shteti serb. Në vitet 2011 kur Kosova kishte pak vite që shpalli pavarësinë, ishte senatori
dick marty i cili hartoi një
raport dhe një rezolutë ku ngriti akuza të rënda për vrasje dhe për ekzistencën e një spitali Brenda territorit shqiotar ku serbë dhe jo vetëm, të kapur rob, ju merreshin organet.
Dick marty akuzonte uçk si organizatore të trafikut të organeve. Raporti i tij problematik në fakt ngriti një hije dhe hodhi baltë ndaj luftës së uck. Senatori e paraqiti këtë
raport në asamblenë parlamentare të këshillit të europës ku janë të prezantuara shumë vende europiane, edhe Shqipëria. Delegacioni shqiptar në këtë asamble përbëhej nga ish kryeministri Berisha, deputeti demokrat dhe ish numri dy i qeverisë së
Berishës, Ilir Rusmali si dhe dy deputetët Damian Gjiknuri nga opozita dhe Shpëtim Idrizi. Ky është raporti i votimit të rezolutës së
Dick martin. Në këtë
raport thuhet se deputeti i PD, përfaqësuesi i qeverisë së
Berishës, Ilir Rusmali votoi pro raportit. Ndërsa Shpëtim Idrizi dhe Damian Gjiknuri ishin mes deputetëve që votuan kundër. Vetë kryeministri Berisha nuk morri pjesë në këtë votim dhe u zëvendësua nga deputeti i Pd Kastriot Islami pa të drejtë vote. Por Rusmali, një nga drejtuesit e delegacionit, përfaqësues i qeverisë së
Berishës, dhe deputet i pd dha votën e tij pro raportit të
Dick martin që akuzonte se uçk kishte ngritur burgje ilegale dhe I merrte organet e trupit të burgosurve, serbë e shqiptarë.
Shtuar më 07/11/2020,
ora 15:20