Rahovec, nis sot fushata zgjedhore
Pëlqej
Partitë politike në Kosovë nisin sot fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për pushtetin lokal në Rahovec, që do të mbahen më 21 nëntor. Kryetari i komunës së Rahovecit, Qazim Qeska nga rradhët e Partisë Demokratike, dha dorëheqjen nga ky post, për t’u rikthyer më vonë në atë funksion pas 47 ditësh.

Me kërkesën e ish presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se Qazim Qeska kishte shkelur Kushtetutën.

Në garë për kryetar komune të Rahovecit janë kandidatë nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, AKR-ja dhe LDD-ja. (albeu.com)
Shtuar më 10/11/2010, ora 09:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori