Radhë kilometrike në Muriqan, nuk dihet ande arsyet
Një radhë e gjatë makinash është krijuar në pikën doganore të Muriqanit, duke krijuar një vijë të gjatë automjetesh rreth 1 kilometër. Nuk dihen shkaqet e kësaj radhe të madhe në dogana, ndërsa burimet thonë se makinat thuajse nuk po lëvizin nga vendi, ecin me një metër për 1 minutë.

E njëjta situatë paraqitet në të dyja anët hyrëse të doganës si nga Mali i zi drejt Shqipërisë, edhe në drejtimin e kundërt nga Shqipëria drejt Malit të Zi.

Nuk ka ende një informacion zyrtar nga policia se pse ka një radhë kaq të madhe makinash pranë doganës së Muriqanit.
Shtuar më 08/09/2019, ora 14:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori