Radhë kilometrike në Kakavijë, Xhaçka shpreh "pikëllimin e saj në Hotelin me pesë yje në Himarë" (FOTO LAJM)
Prej katër ditësh, në Kakavijë është krijuar një situatë kaotike për shkak të radhëve të gjata të automjeteve që tashmë i kalojnë 20 km ku emigrantët shqiptarë presin për të kaluar në kufirin grek.

Në ditën e tretë të skandalit, kur irritimi i qytetarëve ishte i madh dhe në rrjetet sociale, duke paralajmëruar protesta, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mbërriti në pikën kufitare dhe tha se autoritete diplomatike jane ne komunikim me palen greke, në një kohë që qytetaret vijojne pritjen rraskapitese në një radhë që nuk po i duket fundi.

Ish kryeministri Sali Berisha, ka postuar dy fotografi në Facebook e tij, ku duket ministrja Xhaçka.

“Ndrikull Xhaçka nga Kakavia kthehet dhe shpreh pikellimin e saj ne Hotelin me pese yje ne Himare”, shkruan Berisha.

Ndërkaq, Berisha vë në dukje dhe atë që duket në imazhe, se personat që janë me ministren në krah, nuk e kanë respektuar distancimin social.

“Foto tregon se respekton fort edhe distancen sociale! sb”, shkruan gjithashtu Berisha.
Shtuar më 15/08/2020, ora 11:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori