Ra në "rrjetën" e OFL, kush është "truri" i grupit kriminal në Shkodër që mori sot letrën
Ditën e sotme, OFL i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë Enver Bajrit, "të fortit" të Shkodrës.

Në tetor të 2018, Bajri është arrestuar në Spanjë si “truri” i grupit kriminal BajriShkodrës. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.

Bajri dyshohet se është drejtuesi i grupit kriminal “Bajri”. Banda ishte aktive kryesisht në zonën e Shkodrës . Në këtë vit, Policia e Shtetit në një operacion të gjerë e goditi këtë bandë dhe arrestoi 11 anëtarë të saj. Enver Bajri u ndalua rreth orës 11:30 minuta të ditës së shtunë në San Huan, Alicante, Spanjë.

Policia e Shtetit ishte në gjurmim të tij, duke përdorur metoda speciale të hetimit. Policia pati bashkëpunim me agjencitë e huaja ligj zbatuese, arritën të konkretizonin kërkimin me arrestimin e tij. Bajrit në momentin e ndalimit iu gjet një armë pistoletë, që e mbante pa leje dhe rreth 9 mijë euro.

Ai është i dënuar edhe në Itali me 6.6 vite burg për veprat penale të “Organizim i emigracionit të paligjshëm”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Falsifikim”.

Policia e Shtetit organizoi një operacion në lagjet Kiras e Dobraç të Shkodrës si dhe në Tiranë. Aksioni u ndërmor mbrëmjen e 21 shtatorit, duke vënë në pranga 11 anëtarë të grupit kriminal “Bajri”. Ndërsa dy të tjerë, përfshirë edhe Behar Bajrin, i cili akuzohet se ka vrarë bashkëshorten vetëm 15 vjeçe, Fabiola Bajri, u arrestuan në Holandë.

Më konkretisht, në prangat ranë:
Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë

Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë

Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër

Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër i cili gjithashtu mori sot formularin nga OFL për deklarimin e pasurisë

Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër,

Armir Grimaj, arrestuarShkodër,

Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë,

Fabiol Rexhepi, i arrestuarShkodër,

Ismet Idrizi, i arrestuarShkodër,

Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë,

Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.
Shtuar më 26/05/2020, ora 11:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori