Qyteti prag "zhdukjes", plas diga me 300 milion litra ujë
Një qytet piktoresk i Peak District, ishte sot në prag të “zhdukjes”, pasi një digë me 300 milionë galona ujë të grumbulluar pas pesë ditësh shiu shpërtheu, duke rrezikuar jetën e qytetarëve, ndërkohë që policia urdhëroi që menjëherë të evakuoheshin deri në 6.500 njerëz në atë zonë.

Oficerët shkuan derë më derë nëpër shtëpitë e Whaley Bridge, Derbyshire. Një mur rreth rezervuarit u dëmtua dhe një vrimë e madhe u shfaq në të.

Policia u bëri thirrje banorëve që të marrin çdo kafshë shtëpiake, bukë dhe ilaçe ‘për disa ditë’ dhe u kërkoi njerëzve që ‘të bënin rregullime alternative për të qëndruar me miqtë dhe familjen’.

Ata shtuan: ‘Nëse nuk jeni në gjendje të dilni nga shtëpia juaj, kontaktoni 101 dhe kërkoni policinë.’

Rrjeti hekurudhor konfirmoi se trenat e pjesës veriore midis Hazel Grove dhe Buxton ishin ndalur në të dy drejtimet deri të paktën në 7 pasdite dhe do të fillojnë të funksionojnë përsëri kur shërbimet e urgjencës të konfirmojnë se është e sigurt për ta që ta bëjnë këtë gjë.
Shtuar më 01/08/2019, ora 19:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori