Qytetarja ''qan hallet'', Rama: Mbaje burrin në shtëpi, janë rreziku i Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama po dëgjon hallet e popullit teksa tashmë prej dy javësh ndodhen mbyllur në karantinë me qëllim parandalimin e koronavirusit.

Një qytetare është ankuar se në familjen e saj e përbërë nga pesë persona, nuk punonte njeri, e ishin vetëm me një pension e kërkonte ndihmë.

Rama i është përgjigjur se do të jenë autoritetet ata që do të kujdesen.

Në fund, i dha edhe një porosi: “Mos e lër burrin që të dalë nga shtëpia, mbaje aty brenda.”

Qytetarja iu përgjigj se “nuk kishte ku të shkonte”.

“Po mbaje aty! Burrat janë rreziku këtu se gratë i kemi në rregull në Shqipëri.”. ia ktheu Rama.
Shtuar më 26/03/2020, ora 21:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori