Qytetarja bën për "ujë të ftohtë" Ramën: Ç'do bëhet me minatorët
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar qytetin e Rrëshenit ku është ballafaquar me banorët e zonës.

Në takim e sipër një qytetare ka kërkuar fjalën ku ndërsa është shprehur se nga ajo kishte siguruar 100 vota Ramës i kërkoi të dinte se çfare po bëhet me statusin e minatorit.

“Unë jam grua minatori, dhe ju nuk e përmendët këtë çështje, por dua të di çfarë do bëhet me statusin e minatorit. Ia kam dhënë prej 30 vitesh PS votën, jam pa parti, por me bindje të majta. I kam dhënë 100 vota, ia kam dhënë PS, t’i deklaroj… tani dua të di për statusin e minatorit”, i tha ajo Ramës.

Por kryeministri i është përgjigjur me batuta, duke i thënë: “Paske besim të madh tek kushërinjtë”.

Më tej ai tha se statuti i minatorit është duke u përfunduar dhe se së shpejtid do të shkojë në Parlament.

“Unë nuk i preka të gjitha se duhej të rrinim këtu deri nesër, por statusin e minatorit ne jemi duke e përfunduar. Është në diskutim me grupet e interesit dhe do të shkojë së shpejti në parlament, dhe do të bëjmë aq sa kemi mundësi. Të gjithë kanë të drejtë për atë që kërkojnë, por ama këto janë mundësitë.

Edhe studentët dolën në protestë dhe kërkuan përgjysmim tarifash, po të kishin dalë para dy vitesh nuk do ua bënim sepse jo se nuk ishte e drejtë por sepse nuk kishim mundësi”, deklaroi Rama./albeu.com/
Shtuar më 13/02/2019, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori