Shkodranit i vënë zjarrin në derë të shtëpisë

Një 26 vjeçari nga Shkodra i kanë vënë zjarrin në derë të shtëpisë. Në orën 02:45 të natës, policia e Shkodrës u njoftua për një zjarr nga i zoti i banesës. Ai tha se nga flakët ishte thyer edhe xhami i derës.

“Informacion paraprak/Rreth orës 02:45, shtetasi D. L., 26 vjeç, banues në lagjen Guerrile, ka njoftuar se kishte zjarr në derën e banesës së tij (derë me xham) dhe si pasojë ishte thyer xhami i kësaj dere. Paraprakisht dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.


Shtuar 26.07.2023 15:02

Tags: