Qytetari bën denoncimin e fortë: Xhaxhait i hoqën aparaturën e oksigjenit
Situata e rënduar për shkak të COVID-19, ka bërë që në pah të dalin shumë problematika të spitaleve në Shqipëri, probleme të cilat gjithnjë janë denoncuar nga populli, por pa gjetur një zgjidhje konkrete.

Listës së skandaleve i është shtuar edhe një denoncim i bërë ditën e sotme nga një qytetar i cili thotë se xhaxhait të tij që është i shtruar në këtë spital i kanë hequr oksigjenin, edhe pse sipas tij ka qenë në nevojë sepse kjo është edhe arsyeja pse e kanë sjellë aty.

"E kena sjellë prej Tirana është me COVID. Tani na thonë që ta fus në reanimacion. Për çfarë ta çojnë ne reanimacion e kanë lënë pa asnjë aparaturë dhe duan të lënë të vdesë.

Nuk i kanë prurë asnjë aperaturë është 75 vjeç. Kur e sollën prej Tirane e lanë këtu. Tha infermierja je stabilizuar, je shumë mirë, po të marrim aparaturën. Ky s’ka pas nevojë me ngrënë bukë këtu.

Tani do e çojnë në reanimacion. Ka ndenjur katër ditë në Tiranë. E ka pas spitalin këtu. E kena pru se është i sëmurë, infermierja ia morri aparaturën, se kena pru me hangër bukë këtu. Unë e kam axhë. Kemi kontaktuar me mjekë, por nuk i kanë sjellë aparaturën. Nuk i kanë sjellë aparaturë.", thotë ai për dosja.al. /albeu.com/


Shtuar më 17/02/2021, ora 12:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori