QKUK: verifikohen 40 raste me grip derri
Shtohet numri i rasteve të verifikuara me pranivirusit H1N1 në Kosovë. Dr. Shemsedin Dreshaj informoi se nga 199 mostra që janë marrë tek pacientët, 86 prej tyre kanë rezultuar pozitive, 46 me grip të rëndomtë, ndërsa 40 me pranivirusit H1N1.

“Aktualisht në Klinikën Infektive kemi 7 pacientë që po trajtohen, 5 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa 2 pacientë janë në respiratorë. deri tani kemi patur vetëm 1 viktimë nga virusi H1N1”, shprehet Dr. Dreshaj.

Ai theksoi gjithashtu se nuk ka vend për panik pasi situata është nën kontroll dhe çdo 4 vite ndodh ndërrimi gjenetik i virusit që mund të rezultoi me shfaqje të situatave të tilla.

Dreshaj bëri të ditur se gjendja në Kosovë është e mirë në krahasim me vendet e tjera të rajonit për nga numri i vdekshmërisë dhe rasteve të paraqitura me H1N1. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2014, ora 12:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori