Fero i jep fund armiqësisë me Gold Ag: Besimtarët janë vëllezër

Fero së fundmi i dha lamtumirën muzikës dhe deklaroi se do t’i përkushtohet fesë. Ai i kërkoi falje edhe personave që ka sulmuar e duket se statusin e ka pasur edhe për Gold Ag, me të cilin pati thumba pak kohë më parë.

I pyetur se çfarë mendon për këngëtarët e tjerë që kanë hyrë në fe dhe vazhdojnë të merren me muzikë, ai tha se në islam hyhet komplet dhe se kjo fe nuk e pranon laramaninë. Edhe pse nuk foli me emra, kjo deklaratë e tij la të kuptojë qartë se është duke folur edhe për këngëtarin Gold AG, ku edhe ky i fundit ka kohë që iu është përkushtuar fesë, ndërsa vazhdon ende të merret me muzikë.

Por duket se Fero dhe Gold Ag janë pajtuar. Një mesazh paqeje e vëllazërimi e ka dhënë sonte përmes një fotoje të përbashkët me një hoxhë të nderuar.

Krah Arianit, Fero është shprehur: “Me të vërtetë, të gjithë besimtarët janë vëllezër”.