Qindra persona ndezin qirinj për Aulonin në Prishtinë (VIDEO)
Familjar, shokë e miq janë mbledhur sonte në Sheshin "Skënderbeu" dhe kanë ndezur qirinj për kujtuar 16 vjeçarin, Aulon Zeka, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri të shtunën e shkuar në lagjen Arbëria të Prishtinës.

“Lon sonte flenë në dhe, krevati yt është mbetur thatë. Ne ty të përcjellum te varri. Vllau jem, në lulet të rinisë ta morën jetën. Ëndrra jote ka qenë mu bo fotograf. Krejt Kosova është qu me të ndihmu.

Por ti që ia more jetën, qysh ndihet tash, a mendon qysh ndihet ajo nënë që e puthi për së vdekuri, e ty që ia more jetën kurrë drite mos pafsh! Zënin tënd e kanë në kry, e të qeshurën tënde gjithmonë në zemër.

Drejtësi nuk ka këtu, në këtë shtet të poshtër", tha vajza e tezes së të ndjerit Aulon Zeka, Vesa Kamberi.
Shtuar më 18/09/2017, ora 20:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori