Qielli i Tiranës do mbushet sot me avionët luftarak të NATO-s (VIDEO)
Viti 2019 përkon me 10 - Vjetorin e Anëtarësimit të vendit tonë në NATO, më 1 Prill 2009.

Në kujdesin e Ministrisë së Mbrojtjes, një sërë aktivitetesh të nivelit të lartë, seminare rajonale dhe NATO, stërvitje kombëtare/rajonale dhe të përbashkëta me NATO do të zhvillohen në vendin tonë gjatë ditws sw sotme që paraprin datën zyrtare të anëtarësimit.

Ky vit përkon dhe me drejtimin e pothuajse të gjitha nismave rajonale nga vendi ynë:

U.S. - Adriatic Charter (A-5); South-East Europe Defense Ministerial (SEDM); Regional Arms Control Verification and Implementation Assistance Centre (RACVIAC).

Ndër eventet më kryesore dhe me impakt në publik, parashikohet të jenë aktivitetet e ditws sw sotme 29 mars, që do të përkojnë dhe me lançimin e vitit të NATO:

- 10.00 - 10.45 konferencë e nivelit të lartë me temë: Shqipëria 10 vjet në NATO - Siguri për Rajonin (hotel Mak - Albania)

- 11.00 - 12.00 në sheshin “Nënë Tereza” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do ketë rreshtim trupash me mbi 2500 ushtarakë shqiptarë, flamurtarë të huaj; mbi 100 mjete ushtarake luftimi; helikopterë; Orkestra Frymore e FA (OFFA) dhe ajo e komandantit Suprem të NATO etj. Gjithashtu do të ketë një paradë fluturimi të avionëve të NATO mbi Tiranë.

Në këtë aktivitet parashikohen të marrin pjesë mbi 150 pjesëmarrës:

Ministra Mbrojtjes, shefa shtabesh, gjeneralë të vendeve anëtare dhe të komandave të NATO, ambasadorë dhe atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë; parlamentarë; flamurtarë të vendeve të ndryshme.
Shtuar më 29/03/2019, ora 08:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori