Çështja e detit, Mistitakis: Ka komplekse ligjore, Shqipëria të bëjë pjesën e saj

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, nga Tirana ku po merr pjesë në samitin e BE-Ballakani Perëndimor, ka folur në lidhje me çështjen e detit.

Ai u shpreh se është bërë progres, por shton se ka shumë komplekse ligjore dhe se shpreson që të zgjidhet kjo çështje në bazë të ligjit ndërkombëtar.

“Referuar kësaj çështjeje, sigurisht që ne përpiqemi të shmangim mosmarrëveshjet. Siç e dini është një diskutim në vazhdim mes Shqipërisë dhe Greqisë, me shumë  komplekse ligjore dhe është bërë shumë progres në muajt e shkuar. Duam ta zgjidhim këtë çështje bazuar në ligjin ndërkombëtar dhe të gjejmë një marrëveshje për firmosjen e një dokumenti për ta çuar çështjen në gjykatën ndërkombëtare. Jam optimist dhe besoj se pala shqiptare do të bëjë pjesën e saj”, tha ai.

Ndër të tjera kryeministri grek tha se do të diskutojë me Ramën për çështjen e detit, në mënyrë që të zgjidhet, me çështjen që të shkojë më pas në Hagë.

“Dua të shpreh kënqësinë time për zhvillimin e samitit të BE-së në një vend të rajonit që ka aspirata për në BE. Greqia është në krah të Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë, në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Unë do të diskutojë me mikun tim Edi Ramën për çështjen e detit. Dua ta kalojmë këtë çështje dhe ta kalojmë në Hagë”, tha Rama.

I pyetur për marrëdhënie Serbi-Kosovë, Mitsotakis tha se Greqia ka inkurajuar gjithmonë dialogun mes dy vendeve dhe se e kupton komoleksiotetin e çështjes. Sakaq kryeministri grek u shpreh pro dialogut, duke thënë se dy palët do të duhet të bëjnë një hap pas, për të zgjidhur problemet mes tyre.

 


Shtuar 6.12.2022 10:54