Qeveria shqiptare e gatshme të ndihmojë emigrantët, pranohen 20
Pëlqej
Italia paralajmëroi ditën e sotme se do t'i ndërpriste fondet për Bashkimin Evropian, nëse shtetet e tjera nuk i marrin migrantët që janë bllokuar në një anije që ka ankoruar në një port të Sicilisë ka shkaktuar komente në të gjithë Europën.

Këtë temë delikate ka zgjedhur ta komentojë edhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se e mbështet vendin fqinj.

Madje lajmi se Tirana është e gatshme të strehojë një grup emigrantësh që janë të bllokuar në portin e Katanias është pohuar edhe nga ministri i Jashtëm italian, Milanesi.

20 emigrantë janë pranuar nga Shqipëria.

“Shqipëria, vendi i parë që na ofron ndihmë. Nga një vend që është jashtë Bashkimit Europian. E falenderojmë Shqipërinë për ndihmesën,” tha Milanesi. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2018, ora 23:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori