Qeveria miraton buxhetin për SPAK, sa para do marrin hetuesit e zyrëtarëve
Këshilli i Ministrave ka vendosur buxhetin për Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion, i cili do të jetë në fillim nga një shumë prej 150 milionë lekë, të cilat do të përballojnë shpenzimet e këtij viti.

V E N D I M

PËR PERCAKTIMIN E BUXHETIT FILLESTAR TË STRUKTURËS SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 10, të nenit 57, të ligjit nr.95/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe KrimitOrganizuar i përcaktohet për vitin 2019 buxheti fillestar prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve lidhur me ushtrimin e aktivitetit gjatë vitit 2019.
Ngarkohen Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe KrimitOrganizuar dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për ndjekjen e procedurave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA



Shtuar më 01/08/2019, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori