Qeveria merr një tjetër vendim të rëndësishëm, dokumentet e reja që merren online
Pëlqej
Në listën e dokumentave që do të merren online përmes portalit e-Albania i shtohen edhe tre dokumenta të tjera.

Qeveria ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm, për lehtësimin e qytetarëve dhe burokracisë lidhur me dokumentet që u nevojiten për shërbime dhe kërkesa të ndryshme.

Rama ben me dije se brenda datës 15 dhjetor 2017, listës me 26 dokumente shoqëruese, do t’i shtohen edhe 3⃣ dokumente të tjera.


Postimi i Rames

MIRËMËNGJES 😀 dhe me këtë informacion për kohën dhe paratë e kursyera qytetarëve përmes lehtësimit të ndjeshëm të barrës burokratike në sportelet e administratës, ju uroj një ditë të mbarë 🌹

Vetëm gjatë muajit nëntor janë gjeneruar online 🖥 në portalin e-Albania 18,498 vërtetime tatimore; 94,466 certifikata të gjendjes civile; 876 ekstrakte biznesi. Shumë shërbime publike të portalit e-Albania tashmë do të ofrohen në çdo zyrë noterie dhe filiali të Postës Shqiptare pranë 🏠 suaj, pa patur nevojë të shkoni në sportelet përkatëse.

Brenda datës 15 dhjetor 2017, listës me 26 dokumente shoqëruese, të cilat nuk kërkohen më🚫 nga sportelet e institucioneve shtetërore, do t’i shtohen edhe 3⃣ dokumente të tjera të lëshuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit që tanimë do të gjenerohen përmes portalit e-Albania:

· Ekstrakt i thjeshtë
· Ekstrakt historik
· Certifikata e regjistrimit (NUIS) /albeu.com/
Shtuar më 12/12/2017, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori