Shkarkohet drejtori i AKU-së, kush e zëvendëson
Qeveria ka shkarkuar sot drjetorin e përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Agron Heton.

Agron Heto qëndroi në krye të AKU-së për një periudhë 8 mujore, i emëruar në 6 shkurt të këtij viti.

Kujtojmë se Heto zëvendësoi drejtorin Agim Ismailin, i cili gjithashtu u shkarkua.

Para se të vihej në krye të AKU, Hetoja ka qenë edhe drejtor Korporatës Energjetike Shqiptare (KESH).

Lidhur me shkarkimin e tij, qeveria sot organizoi një mbledhje urgjente, pasi Hetoja ka pasur probleme me pasurinë.

Mësohet se në krye të AKU-së do të emërohet Robert Lili, i cili prej dy vitesh ka qenë drejtor i OSHEE Gjirokastër.

Shtuar më 02/10/2019, ora 14:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori