Qeveria mban sekret mbajtjen e qindra milionave jashtë Kosovës
Rreth 270 milionë euro mjete të buxhetit mbahen jashtë vendit për një fitim deri në 3 milionë euro brenda një viti, shkruan sot “Koha Ditore”. Qeveritarët nuk tregojnë se për sa vite janë të depozituara këto mjete në bankat evropiane dhe se a mund të kthehen në vend për t’u përdorur si infuzion gjatë tre vjetëve të ardhshëm për të përballuar krizën buxhetore të paralajmëruar përmes Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, një dokument i hartuar nga Ministria e Financave. “Përfitimi i Qeverisë nga mjetet që investohen varet kryesisht nga afati kohor dhe nga përcaktimi i normave të interesit nga tregu financiar në botë”, ka thënë zëdhënësi i kësaj ministrie Muharrem Shahini, duke mos precizuar kohën e saktë se për sa vite janë të depozituara këto mjete.
Në anën tjetër Haki Shatri, deputet opozitar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetar për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ankohet për mostransparencë të Qeverisë për sa i përket investimit të këtyre mjeteve.
“Ministri Shala na ka thënë që nuk kemi kompetencë profesionale për t’i ditur këto çështje”, ka thënë Shatri, duke shtuar se kreu i Financave ka kërkuar nga deputetët që ta pyesin guvernatorin Hashim Rexhepi rreth investimit të këtyre mjeteve. “Por guvernatori edhe nuk po ka kohë me dhënë sqarime pasi e kanë dërguar në burg”, ka theksuar Shatri.
Sipas tij, përfitimet e Qeverisë së Kosovës nga investimet e milionave jashtë vendit janë shumë të vogla (gjerësisht në numrin e sotshëm të “Kohës Ditore”.
Shtuar më 21/09/2010, ora 10:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori