Katalonja shtyn shpalljen e pavarësisë nga Spanja
Presidenti katallan Carles Puigdemont ka propozuar për dialog të mëtejshëm në mënyrë që të punohet për shpalljen e pavarësisë.

“Unë dua të ndjek vullnetin e popullit që Katalonja të jetë shtet i pavarur”, u shpreh ai ndërkohë që parlamenti shpërtheu me duartrokitje, njofton albeu.com

Por ai shtoi se qeveria dëshiron të shtyjë çdo deklaratë zyrtare.
“Ne propozojmë të pezullojmë efektin e deklaratës së pavarësisë ... në mënyrë që të punojmë drejt zbatimit të rezultatit të referendumit ... Sot po bëjmë një gjest përgjegjësie në favor të dialogut,”vazhdoi presidenti Puigdemont.

Më herët gjatë fjalimit të tij, u drejtua dhe spanjollëve duke u thënë se populli i tij nuk ka asgjë kundër Spanjës, thjesht marëdhënia nuk funksionon më.

“Ne nuk jemi kriminelë, nuk jemi të çmendur. Jemi njerëz normalë, dhe e vetmja gjë që duam është të votojmë. Ne kemi qenë gati për të folur dhe për dialog. Nuk kemi asgjë kundër Spanjës. Ne duam thjesht një mirëkuptim me Spanjën. Kjo marrëdhënie ka vite që nuk funksionon dhe tani është bërë e papërballueshme...” /albeu.com/




Shtuar më 10/10/2017, ora 19:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori