Qeveria i jep Ministrisë së Kulturës 29 milionë lekë shtesë për vizitën e Papës
Qeveria shqiptare ka
miratuar sot një sërë vendimesh të reja. Mes tyre bie në sy një vendim për ti shtuar fondet Ministrisë së Kulturës me rastin e vizitës së
Papa Françeskut në Tiranë. Në mungesë të kryeministrit, vendimet mbanin firmën e zv.kryeministrit Peleshi.
Kjo shtesë sipas vendimit bëhet, për përballimin e
shpenzimeve, në kuadër të organizimit të punëve në vijim të ardhjes së
papa Françeskut në Shqipëri. Shtesë fondi do ketë edhe për festimet e 70 vjetorit të çlirimit
“Ministrisë së Kulturës, në buxhetin e
miratuar për vitin 2014, t’i shtohet fondi prej 29 400 000 (njëzet e nëntë milionë e katërqind mijë) lekësh, i ndarë, si më poshtë vijon: a) 8 748 128 (tetë milionë e shtatëqind e dyzet e tetë mijë e njëqind e njëzet e tetë) lekë, për mbulimin e
shpenzimeve të shtesës së punimeve në zbatim të projektit “Për ndërhyrje rehabilituese në sheshin “Nënë Tereza””; b) 10 578 262 (dhjetë milionë e pesëqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e dy) lekë, për mbulimin e
shpenzimeve për shtesë fondi në zbatim të projektit “Për realizimin e dekorit të qytetit të Tiranës në kuadër të vizitës së
Papa Françeskut në Shqipëri” si dhe aspektet organizative e protokollare të ceremonialit të vizitës së
Papa Franceskut; c) 1 673 610 (një milion e gjashtëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e dhjetë) lekë, për mbulimin e
shpenzimeve “Për realizimin e altarit të meshës që do të mbajë
Papa Françesku”; ç) 8 400 000 lekë (tetë milionë e katërqind mijë) lekë, për mbulimin e
shpenzimeve që do të kryhen për realizimin ekspozitës në Muzeun Historik Kombëtar, në kuadër të ardhjes në Shqipëri të
Papa Françeskut. 4. Ky fond të përballohet nga fondi i kontingjencës, i
miratuar në buxhetin e vitit 2014. 5. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Kulturës për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e
miratuar sot.
Mes tyre të bien në sy disa vendime e shtete si Italia, SHBA dhe Serbia për çështje të ndryshme. Kështu me Italinë është
miratuar një vendim, për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar, me SHBA për forcimin e shtetit të së drejtës dhe qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë dhe të qëndrueshme, ndërsa me Serbinë për reformën në arsim.
Një tjetër vendim i qeverisë është ai për shpronësimin e pronarëve që preken nga by-passi Fier- Levan. Po ashtu është
miratuar krijimi i Fondit të Mbështetjes së grave sipërmarrëse, si edhe strategjisa kombëtare të cilësisë së ajrit.
Ndër vendimet e tjera ishin kalimi i Klubit Dinamo nga MPB në varësi së Ministrisë së Kulturës.
Shtuar më 10/09/2014,
ora 19:21