Qeveria Hoti prezanton Programin e qeverisjes 2020–2023
Qeveria e RepublikësKosovës, e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti në mbledhjen e mbajtur sot miratoi Programin qeverisës 2020-2023, vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për familjen e Agon Musliut dhe vendimin për t’i kërkuar Kuvendit të Kosovës që të bëjë ndryshimin për tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale.

Me Programin qeverisës 2020-2023, i cili ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme, Qeveria e RepublikësKosovës zotohet se do të jetë mbrojtëse dhe zbatuese e të gjitha parimeve dhe normave që burojnë nga Kushtetuta e Kosovës.

“Përparimi i lirive qytetare, mbrojta e pronës private, promovimi i mundësive të barabarta, forcimi i ekonomisë së tregut, promovimi i drejtësisë efikase dhe asnjanëse, do jenë postulatet kryesore që do të karakterizojnë ndërgjegjen politike të Qeverisë së re. Do të promovohet përcaktimi strategjik i RepublikësKosovës për forcimin e stabilitet në rajon, duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me të gjitha shtetet në rajon. Integrimi i vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO do të jetë qëllim nga i cili burojnë angazhimet institucionale për përparimin e demokracisë, ekonomisë dhe shtetit të së drejtës”, thuhet në njoftim.

Programi qeverisës thuhet se bazohet në vlerat demokratike, si: respekti për traditën, drejtësia, toleranca, përgjegjësia dhe transparenca, liria individuale dhe kolektive.

Objektivat themelore të Qeverisë janë: beteja për ta mposhtur pandeminë dhe rimëkëmbja e ekonomisë pas pandemisë.

Krahas këtyre objektivave, në njoftim thuhet se Qeveria do të ketë prioritet:

Forcimin e shtetit, avancimin e demokracisë, luftimin e dukurive negative, veçmas krimit dhe korrupsionit;

Zhvillimin ekonomik bazuar në ekonominë e tregut, rritjen e punësimit dhe investimeve, për t’u përballur me pasojat e pandemisë dhe nevojën për fuqizim të aftësisë konkurruese të bizneseve e prodhimeve vendore;

Marrjen e përgjegjësisë për të çuar përpara dialogun me Serbinë, në bashkëpunim me BE dhe SHBA, duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territorit;

Avancimin e procesit të integrimit evropian, përmes zbatimit të MSA-së, si dhe procesit të integrimeve euroatlantike;

Zbatimin e plotë të Agjendës së Reformave Evropiane;

Krijimin e atmosferës së bashkëpunimit pozitë-opozitë për çështjet vitale në interes të vendit dhe vendimmarrje në konsultim të gjerë dhe gjithëpërfshirëse, sidomos në procesin e dialogut me Serbinë.

Po në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve për mbështetje financiare në vlerë prej 25,000.00 euro për ndihmë familjes së Agon Musliut, që humbi jetën tragjikisht më datë 3 maj 2020 në Qendrën e Studentëve në Prishtinë e caktuar si hapësirë karantine.

Qeveria e RepublikësKosovës ka miratuar edhe vendimin me të cilin i ka kërkuar Kuvendit të RepublikësKosovës që të bëjë ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit si dhe kufizimit të bilancit bankar të përdorshëm.

“Tejkalimi sipas këtij vendimi rritet përkohësisht deri në tetë për qind, ndërsa kufiri i bilancit të shfrytëzueshëm bankar ulet përkohësisht deri në tre për qind. Kërkesa për këtë ndryshim bëhet pasi që Ligji për ndarjet buxhetore për vitin 2020 ndikohen nga situata e krijuar nga pandemia globale “COVID-19”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Qeverisë.
Shtuar më 05/06/2020, ora 14:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori