Qeveria e Maqedonisë miratoi buxhetin për vitin 2011
Qeveria e Maqedonisë miratoi buxhetin për vitin 2011">2011, i cili kap një shifër prej 2.6 miliardë euro. Ministri i Financave, Zoran Stavrevski deklaroi sot se buxheti për vitin e ardhshëm është 6,6 për qind më i lartë se buxheti i këtij viti.

Të ardhurat e përgjithshme të buxhetit janë projektuar të jenë 147 miliardë e 814 milion denarë ose 6,8 për qind më të larta se niveli i vitit 2010.

Ministri Stavrevski ka parashikuar rritje ekonomike prej 3,5 për qind për vitin e ardhshëm, në bazë të kërkesave vendore dhe investimeve. Gjithashtu, Qeveria për vitin 2011">2011 parasheh rritje të Bruto Prodhimit Vendor (BPV) për 3,3 për qind dhe inflacioni të jetë rreth 3 për qind.

Me buxhetin e vitit 2011">2011 nuk janë paraparë punësime në administratën publike, por as edhe rritjen e rrogave të administratës. Me këtë buxhet gjithashtu nuk bëhet e ditur se a do të do të ketë punësime në bazë të Marrëveshjes së Ohrit.
Shtuar më 22/10/2010, ora 19:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori