Rama thirrje opozitës: Zgjohuni, s’do ketë kurrë qeveri teknike!
Edi Rama ditën e sotme ashtu siç do të dielë ka mbajtuar komunikimin e tij javor me ndjekësit në Facebook.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama foli mbi situatën politike në vend ku opozita prej 31 ditësh ka braktisur Kuvendin dhe vazhdon protestën para kryeministrisë.

Rama u shpreh saktë dhe qartë mbi kërkesën e opozitës për qeveri teknike duke deklaruar se nuk do të ketë kurrsesi një qeveri teknike pasi sipas tij qeveria është zgjedhur nga sovrani dhe do të vazhdojë legjimitetin e saj deri në ditën e fundit të mandatit.

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh sërish se kërkon dialog me opozitën dhe u shpreh i gatshëm që të shkojë edhe në çadër por duke shtuar se asnjë kërcënim i Bashës nuk e tremb Partinë Socialiste, përkundrazi, sipas tij kjo është një shtysë që të fuqizohen për fushatën zgjedhore.

“Një grup politikanësh që kërkojnë pushtet mblidhen te çadra. Po kështu janë një grup gjykatësish që nuk duan të ikë çadra, se kërkojnë të mbajnë peng drejtësinë.

Të huaj jo dashamirës të këtij kombi, që nuk duan ta shohin Shqipërinë të bëjnë shtet.

Kush ka hallin për një karrige parlamenti për vete, kush duket në çadër për të treguar se është akoma gjallë, e të tjerë për halle të tjera. Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngjan. Çadra e ngritur në mes të bulevardit si kështjellë rëre.

S’ka për të ardhur ndonjëherë ftesa për qeveriteknike, as oferta për shtyrje të zgjedhjeve. Të vetmit e atyre që presin atë që nuk vjen kurrë nga pritja në çadër, janë thashethemexhinjtë.

Kjo nuk është kriza e Shqipërisë, por një krizë e një partie politike që nuk vjen dot në pushtet. Kjo është kriza e një katundi të izoluar politik.

Kanë kapur peng të vërtetën.

Është kriza e gogol-makutëve në orvatjen për t’i shpëtuar drejtësisë. Kjo është kriza e një elite politike të ngujuar në bulevardin e politikën, krejt të pavëmendshëm për shqetësimet e vërteta të popullit. Flasin për revolucion popullor pa popull"-tha Rama./albeu.com/
Shtuar më 19/03/2017, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori