Qentë le të lehin, po "Migjeni" dhe "Noli" ku janë? Biletat ku shiten?
Kryeministri Rama bëri atë që di të bëjë më mirë duke i quajtur qen të gjithë ata që ngrenë pikëpyetje mbi propagandën e tij në shërbim të të mirës publike.

Përmes një videoje të xhiruar me regji në Rinas ku ministrja Balluku flet para kamerave dhe mikrofinit të punonjësve të zyrës së propagandës në Kryeministri, Rama dha lajmin se avioni i vetëm i Air Albania na qënka kthyer pas pushimeve të dimrit në Stamboll dhe se tashmë do të fillonte punën normalisht.



"Aeroporti Nënë Tereza - Pas testimeve e trajnimeve, si edhe verifikimeve të suksesshme të autoriteteve kompetente ndërkombëtare, të cilave u nënshtrohet një kompani e re ajrore që mban flamurin e vendit, u firmos sot marrëveshja trepalëshe financiare e AIR ALBANIA-s që i hap rrugë certifikimit të saj.
"Ata do të të shpërfillin, do të të përqeshin, do të të sulmojnë, po në fund ti do të fitosh" - Mahatma Gandi.
#QentëLeTëLehin vazhdimi dihet😁", shkroi Rama në Facebook.

Të njëjtin premtim ai e bëri edhe në gusht të vitit të shkuar duke thënë gjithashtu se flotës së Air Albanias do t'i shtoheshin edhe disa avionë të tjerë si "Migjeni" që do të fluturonte në Romë, Paris apo Londër apo "Noli" që do ccante Atlantikun për në Neë York, por kjo nuk ndodhi.

Gjithashtu, edhe pse ka 10 muaj që gjoja funksionon, kompania Air Albania nuk ka një faqe zyrtare ku shet bileta apo që të japë informacion mbi itineraret e saj. /albeu.com/

Shtuar më 15/02/2019, ora 23:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori