Qeni italian i bën gjëmën shqiptarit: 1 milion euro kokainë në makinë
Policia e Veronës ka arrestuar një shqiptar, i cili po transportonte 10 kilogramë kokainë me vlerë 1 milion euro nga Gjermania drejt Shqipërisë.

Droga ishte e ndarë në nëntë pako me mbi një kg secila. Kokaina ishte fshehursendiljen e makinës, që u gjet nga qeni antidrogë. Shqiptari u ndalua në daljen e autostradës Affi.
Shtuar më 03/08/2019, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori