Qëlluan me armë 35 vjeçarin dhe dogjën Benzin, detajet e atentatit
Një person ka mbetur i plagosur në Lezhë mbrëmjen e sotme si pasojë e një atentati me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në Ishull Lezhë ndërkohë që mësohet se është qëlluar drejt një personi.

Lezhë

Informacion paraprak

Më datë 27.08.2018, rreth orës 20:45, në Ishull Lezhë, është plagosur me armë zjarri shtetasi A.Gj. 35 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Gjithashtu, në Kolsh – Lezhë, është gjetur i djegur mjeti tip Benz, i denoncuar i vjedhur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e plagosjes.

Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve. /albeu.com/

Shtuar më 27/08/2018, ora 23:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori