Qëllonin në ajër me kallashnikovë, arrestohen në flagrancë 4 persona
Policia e Mirditës ka arrestuar në flagrancë 4 persona pasi ata lëviznin me armë pa leje dhe gjuanin në ajër me automatik.

Edmond Syziu, Xhovan Prenga, Alvi Dema dhe Arselajdo Ndreca lëviznin me armë pa leje dhe qëllonin me kallashnikovë në aksin Rrëshen - Shpal.

Në momentin e arrestimit ata u kapën me dy kallashnikovë dhe dy krëhëra.

Gjithashtu të rinjve iu është sekuestuar edhe makina me të cilën lëviznin, një fugon i bardhë me targa AA 690 FU brenda të cilit u gjetën edhe armët e sekuestruara si prova materiale. /Albeu.com/
Shtuar më 25/02/2016, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori