Qëlloi me shuplakë fëmijën një vjeçar, arrestohet edukatorja
Edukatorja e një kopshti për fëmijë është arrestuar nga policia dhe prokuroria për shkak se goditi me shuplakë në fytyrë një fëmijë një vjeçar që ishte nën përkujdesjen e saj.

“Më datën 10 shkurt 2020 në stacionin policor jugu në Prishtinë është iniciuar një rast keqtrajtim i fëmijës. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar personin e dyshuar e cila me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.

Edukatorja gjithashtu është përjashtuar nga puna, ndërsa prindit i është kërkuar falje dhe i është lejuar qasje në të gjitha incizimet në klasën e fëmijës së tij, në mënyrë që të shoh se si është trajtuar fëmija i tij gjatë gjithë qëndrimit në kopësht.

Shtuar më 12/02/2020, ora 09:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori