Një person
tentoi të grabistë ditën e djeshme një bankë të nivelit të dytë në Lushnje.
Ai u evidentua në kohë, dhe u kap por më parë
qëlloi 6 herë me armë drejt derës së bankës.
Mësohet se i riu i cili
tentoi grabitjen është një 25 vjeçar i quajtur Olcion Muço i cili aktualisht është ushtar në detyrë.
I riu ka rrëfyer se kishte aplikuar për një overdraft page, por kërkesa i ishte refuzuar nga banka.
Muça tha se kishte qenë në gjendje të vështirë psikologjike dhe se kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli. Në këtë situatë ka shkuar në banesën e tij ku ka marrë një pistoletë të cilën e mbante pa leje dhe një maskë.
25-vjeçari
tentoi të hynte në bankë, kur punonjësit po kryenin veprimet dhe klientët ishin larguar, por kur nuk hapi dot derën
qëlloi 6 herë me armën e tij shkruan klantv. Pas rënies së alarmit u largua, por policia e arrestoi disa orë më pas.
25-vjeçari jeton me qira në lagjen “Xhevdet Nepravishta” të Lushnjës. Gruaja e tij nuk pranon të flasë në lidhje me ngjarjen. Fqinjët thonë e njihnin pak Muçën, pasi jetonte vetëm prej pak kohësh në këtë pallat.
Mësohet se çifti i dy fëmijëve jetonte në kushte të vështira ekonomike, ku edhe bashkëshortja ishte e papunë. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2018,
ora 18:34