Një tanker
nafte iranian është goditur me
raketa teksa po lundronte në detin e Kuq duke shkaktuar zjarr të madh në të.
Ngjarja ndodhi gjatë orëve të natës, ndërkohë që ka risjellë tensionin në rajon për shkak të rivalitetit të fortës mes Arabisë
Saudite dhe Iranit, të cilët po përballen ne disa zona lufte në mënyrë indirekte.
Më parë, disa tankera
nafte ishin sulmuar në ngushticën e Hormuzit duke shkaktuar alarm në botë si edhe rritje të çmimit të naftës.
Mediat iraniane kanë njoftuar se stafi i tankerit
iranian të qëlluar sot me
raketa është shpëtuar dhe ndodhen në portin e Jeddah të Arabisë
Saudite. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2019,
ora 11:11