Mbi 1 mijë vota më shumë se Hoxha, Memolla: Do e kthej Rrogozhinën në qytet elitar (VIDEO)

Edison Memolla është rikonfirmuar kryebashkiak i Rrogozhinës, pas zgjedhjeve që u mbajtën më 23 korrik.

Ka përfunduar numërimi i votive dhe Memolla ka marrë mbi një mijë vota më shumë se kundërshtari i tij, kandidati i koalicioni Bashkë Fitojmë Shkëlqim Hoxha.

Memolla tha se këto 2 muaj shërbyen si një reflektim për të mësuar nga gabimet që u bënë në 14 maj.

Ai shprehet se zotimi i tij është kthimi i Rrogozhinës në një qytet elitar.

“Kam një falënderim për popullin e Rrogozhinës të majtë e të djathtë që më besuan, Ju jam mirënjohës atyre për të gjithë mbështetjen, të gjithë bashkëpunëtorët e mi dhe familjarët e mi. Surpriza nuk kishte ne morëm mesazhin e 14 majit, për defektet që kishim dhe tani mësuam nga gabimet dhe në këto 2 muaj punuam fort. Kishim mundësi të rikuperonim dhe të kërkonim ndjesë. Rezultati tregoi që ia dolëm. Kjo tregon që programi ynë ka qe ë më i mirë se programi i atij tjetrit. Gjatë kësaj kohe ka qenë një fushatë shtëpi më shtëpi, ka qenë kjo gjë që ne na kanë ndikuar. Kanë qenë dy muaj punë intensive duke kërkuar dorën e bashkëpunimit për ta kthyer në punë. Zotimi im më i madh kthimi i Rrogozhinës në një qytet elitar”, tha Memolla.