Plagoset me armë zjarri shefi i Komisariatit në Malësinë e Madhe bashkë me të birin
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Shkodër në drejtim të makinës së policisë bashkiake të Malësisë së Madhe.

Sipas policisë janë plagosur Xhelal dhe Mentor Hasanaj, babë e bir. Mentor Hasanaj është Shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.

Hasanaj nuk rezulton të ketë pasur konflikte, por mund te jetë edhe për shkak te detyrës.

Ndërkohë që autorët kanë qenë duke i ndjekur me një motor tip “Papaq”. Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e 5 heronjve në Dobraç të Shkodrës.

Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorëve.

Njoftimi

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 11.10.2020, rreth orës 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, një person i paidentifikuar që qarkullonte me motomjet, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të Policisë bashkiake Malësia e Madhe ku udhëtonin shtetasit M. H. 37 vjeç, V. H. 28 vjeçe dhe Xh. H. 70 vjeç, banues në Malësinë e Madhe.

Si pasojë janë plagosur shtetasit M. H, me detyrë Shefi i Policisë bashkiake në Malësinë e Madhe dhe Xh. H., i ati i tij, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore

Shërbimet e Policisë me të marrë njoftim kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe po kontrollohet zona ku dyshohet se ka lëvizur autori.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe forcat e FNSH Shkodër ku vijon kontrolli masiv i territorit për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën intensive për grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe indetifikimin e autorit
Shtuar më 11/10/2020, ora 14:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori