Qëllohet me armë zjarri 34 vjeçari në Fier, policia në kërkim të autorëve
Një 34-vjeçar është paraqitur mbrëmjen e djeshme në spitalin e qytetit të Fierit, pasi ishte qëlluar në këmbë me armë zjarri.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen 8 Shkurti të qytetit të Fierit. Ende nuk dihet se kush janë autorët e ngjarjes teksa policia dhe grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i policisë:

Fier

Më datë 03.11.2020, rreth orës 22:20, në Spitalin Rajonal Fier është paraqitur shtetasi M. M., 34 vjeç, banues në Fier, i dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Në lagjen “8 Shkurti”, Fier, 34-vjeçari është plagosur me armë zjarri në këmbë nga persona ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shtuar më 04/11/2020, ora 08:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori