Qejflinj apo me halle? Këto janë qytetet më pijedashëse dhe duhanpirëse në vendin tonë
Zbuloni qytetet më pijedashëse dhe duhanpirëse të
Shpenzimet për
pije alkoolike dhe duhan të familjeve shqiptare kanë ardhur në rënie të lehtë gjatë dekadës së fundit, por në disa qarqe janë rritur më tej dhe për disa të tjera ka rënie të ndjeshme.
Sipas të dhënave të INSTAT nga anketa e
buxhetit të familjeve në vitin 2019 qarqet e Elbasanit, Lezhës dhe Beratit kishin
shpenzimet më të larta për alkool dhe duhan në raport me buxhetin total përkatës.
Familjet në Elbasan shpenzuan mesatarisht 5.2 për qind të
buxhetit të tyre me
cigare dhe
pije, duke u rritur me 0.6 pikë përqindje në raport me vitin 2009.
Pas Elbasanit
shpenzimet më të larta për alkool dhe duhan i ka Lezha,
familjet e së cilës çuan për
cigare dhe
pije 5.1 për qind të
buxhetit total mujor me një rritje 0.3 për qind në raport me vitin 2009.
Berati si qarku i tretë me
shpenzimet më të larta për këto produkte çoi 4.8% të totalit të
buxhetit për konsumin e alkoolit dhe duhanit me një rritje 0.1% me 10 vite më parë.
E katërta renditet Korça e cila, çoi 4% të
buxhetit total për konsumin e produkteve në fjalë me një rritje 0.4 pikë përqindje në raport me një vit më parë.
Në të kundërt qarqet e Shkodrës, Gjirokastrës dhe Vlorës patën
shpenzimet më të ulëta për konsumin e pijeve dhe cigareve dhe me një rënie të ndjeshme përgjatë 10 viteve të fundit.
Familjet në Shkodër shpenzuan mesatarisht 2.9 % nga buxheti i tyre mujor për
pije dhe duhan me një rënie me 1.3 pikë përqindje në raport me vitin 2019.
E dyta me
shpenzimet më të ulëta për këtë grup ishte Gjirokastra,
familjet e së cilës çuan 2,9 për qind të
buxhetit të tyre për
pije dhe
cigare, me një rënie 1.8 pikë përqindje përgjatë dekadës.
Familjet në qarkun e Vlorës kanë ulur më shumë se çdo qark tjetër
shpenzimet për alkool dhe
cigare gjatë dekadës gati me 3 pikë përqindje. Më 2019
familjet në këtë qark çuan 3.1 për qind të
buxhetit për produktet në fjalë, teksa 10 vite më parë
shpenzimet për këtë grup ishin 6.1%.
Konsumi për
pije dhe
cigare shihet të jetë tipar i qarqeve të varfra. Elbasani u renditet si pas të njëjtës anketë si qarku më i varfër në vend, por gjithashtu edhe me konsumin më të lartë të pijeve dhe cigareve.
Gjithashtu Gjirokastra, e cila ka popullsinë më të plakur në vend ka konsum të ulët të këtyre produkteve të cilat zakonisht konsumohen nga mosha të reja.
Gjithashtu në disa qarqe me emigracion të lartë të të rinjve
shpenzimet për
pije dhe
cigare kanë ardhur në ulje gjatë dekadës. /Monitor
Shtuar më 13/10/2020,
ora 08:26