Juventus fokusohet pas mesfushorit belg, pritet oferta në fund të sezonit

Juventus dëshiron të ketë më shumë karta për të luajtur në repartin e mesfushës për sezonin e ardhshëm.

Youri Tielemans do t’i skadojë kontrata në fund të sezonit me Leicester dhe për këtë arsye, ai është duke u vëzhguar nga shumë klube. Real Madrid dhe Liverpool e kanë piketuar 25-vjeçarin belg për sezonin e ardhshëm.

Por jo vetëm finalistët e Championsit të fundit, tashmë raportohet se edhe Juventus është futur në garë për shërbimet e tij.

Klubi italian do të tentojë ta afrojë në fund të sezonit, por konkurrenca duket e ashpër./ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.10.2022 15:03