Që 3 vjeç miliarder ndërsa sot i plakur është njeriu i skandaleve (FOTO LAJM)

Sot është njeriu më me ndikim në çështjet globale, por ai ka qenë miliarder qëkur ka lindur.

Fjala është për Donald Trump, presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas “New York Times”, Trump ishte miliarder që në vitet e para të jetës së tij. Që në moshën 3-vjeçare ai fitonte 200 mijë dollarë në vit, e po ashtu i ati i la një pasuri prej 413 milionë dollarësh.

Kjo ishte vetëm në vitet e para, por pasi mbaroi kolegjin, i ati i jepte rreth 1 milionë dollarë në vit.

Pasuria e akumuluar e Donald Trump ka ardhur duke u rritur me kalimin e viteve. Megjithatë sulmet ndaj Trump lidhur me pasurinë e tij kanë qenë të shumta. Madje së fundmi ai akuzohet edhe për mos pagesë taksash për disa biznese të tij.

Por, Shtëpia e Bardhë i ka hedhur poshtë këto akuza duke i quajtur sulme politike e të papërshtatshme.


Shtuar më 04/10/2018, ora 08:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori