"Qameti" në Tiranë, kryeqyteti me sheshin më të bukur përmbytet në pak minuta shi dhe breshër (VIDEO)
Pëlqej
Kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje shiu dhe breshëri që të përbytin rrugë të tëra në Tiranë.

Tashmë, në kryeqytet kalohet me vështirësi edhe në bulevardin qendror, tek Pallati me Shigjeta si edhe tek hyrja e rrugës Don Bosko për shkak të nivelit të lartë të ujit.

Lana ka arritur kuotën maksimale tek Pallati me Sigjeta dhe rrezikon të përmbyse bizneset aty pranë.

Breshëri i rënë ka qenë me intensitet të lartë si edhe diametër të madh.

Meteoalb shkruan se kokrra e breshërit të rënë në Tiranë shkon nga 1.5 në 3 cm. /albeu.com/


Shtuar më 22/06/2018, ora 15:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori