Pyetja e Çanit që nxorri Ramën nga binarët
Pëlqej
Sa shanse ka që ky të jetë dimri i fundit në pushtet? Kjo ishte pyetja që drejtuesi i “Zonë e Lirë”, Arian Çani i drejtoi Kryeministrit Edi Rama mbrëmë duke e nxjerrë nga vetja në një intervistë ku kreu i maxhorancës ishte tepër agresiv.

“Unë nuk jam në pushtet, unë jam në detyrë. Unë jam këtu gjithnjë e më i bindur që ky llum që marrin përsipër sot të udhëheqin ofensiva si ajo e një të riu me shkëlqim, të zmbrapset. Unë personalisht jam dikush që mund të bëjë edhe gjëra të tjera. Mund të merrem me art, modë apo shkrim” – tha Rama.

“M’u duke, si kryetari opozitës” – e ndërpreu Çani.

“Unë jam opozitari më cilësor dhe protestues me studentët. Ne nuk kemi opozitë, është një fushë bosh. Kur është fushë bosh, si mund të nxjerrësh më të mirën tënde?” – tha Rama.
Shtuar më 12/01/2019, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori