Putin reagon me tërbim ndaj vendimit te Anglisë për diplomatëve rus
Pëlqej
"Veprim armiqësor dhe i papranueshëm". Ky është reagimi i menjëhershëm i Kremlinit zyrtar ndaj vendimit të Britanisë së Madhe për të larguar prej ishullit 23 diplomatë rusë, të cilët dyshohet se bëjnë edhe aktivitet spiunazhi.

Kryeministrja britanike Theresa May i kërkoi Rusisë që të jepte llogari mbi vrasjen e agjentit të dyfishtë Sergei Skripal, por kjo u refuzua kategorikisht nga administrata e Putinit, përcjell Albeu.com.

Pas përfundimit të ultimatumit mbrëmjen e djeshme, May i kërkoi 23 diplomatëve rusë që të largohen nga vendi brenda javës duke anuluar gjithashtu të gjitha takimet në nivele të larta mes dy vendeve.

Sergei Skripal u vra një javë më parë në rrethana misterioze pasi kishte patur kontakt me një agjent kimik të fuqishëm duke i sjellë vdekjen brenda dy orësh. Anglia akuzoi Rusinë për këtë vdekje. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2018, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori