Puthje pasionante me modelen italiane, Roberti tregon publikisht dashurinë e vetme (FOTO LAJM)
Këngëtari Robert Berisha përflitet se është në një lidhje me
modelen italiane, Maria
Bove.
Thashethemet nisë pasi modelja publikoi në Instagram momente intime me këngëtarin, teksa putheshin në buzë.
Por burime për “Prive” thanë se Robert Berisha e Maria
Bove nuk janë në një romancë dhe kanë kaluar vetëm disa orë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Pas këtyre lajmeve, ish-bashkëshorti i Nora Istrefit na ka treguar se kush është dashuria e tij e vetme.
Ai publikoi një foto me vajzën, Renee teksa udhëtonin me makinë dhe u shpreh se vogëlushja është e vetmja dashuri e tij, ndoshta duke konfirmuar kështu se pamjet intime me
modelen kanë qenë thjesht një lojë.
Pas ndarjes me Nora Istrefin, me të cilën ka edhe vajzën Renee, ai është përfolur për një romancë me
modelen Jessica Kadiu.
Këngëtari i mohoi
thashethemet pavarësisht deklaratave të Jessica Kadiut se kanë qenë në një lidhje.
Shtuar më 16/02/2021,
ora 13:50