Pushimet zbusin Heidi Klum, publikon si asnjëherë foto me fëmijët (FOTO LAJM)

Heidi Klum po shijon prej disa ditësh udhëtimin e saj në Gjermani, ku ndodhet së bashku me familjen. Si rrallëherë supermodelja nuk është treguar diskrete, por ka publikuar në rrjete sociale një foto familjare.

Heidi shfaqet krah bashkëshortit, Tom Kaulitz dhe katër fëmijëve, Helene, 16 vjeçe, Lou, 11 vjeçe, Henry, 15 vjeç dhe Johan, 14 vjeç.

Të gjithë shfaqen të pajisur me maska dhe të veshur ngrohtë, me xhaketa dhe pulovra. Heidi postoi gjithashtu edhe disa foto nga një koleksion arti dhe një tjetër ku shfaqej me bashkëshortin.

Bukuroshja bjonde vendosi t’i bllokojë komentet në postim, por jemi të sigurt se fansat do të bënin plot komente pozitive, pasi modelja nuk preferon të publikojë foto të tilla familjare dhe sidomos me fëmijët e saj, të cilët i ka nga martesa me këngëtarin Seal.
Shtuar më 23/11/2020, ora 09:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori