Punonjësi teston pozitiv me koronavirus, mbyllet prefektura e Vlorës
Prefektura e Vlorës ka vënë drynin për shkak se një punonjës është infektuar me koronavirus.

Mësohet se institucioni do qëndrojë mbyllur deri në marrjen e përgjigjeve për personat që kanë pas kontakt me të infektuarin.

Në qytetin e Vlorës janë aktualisht 270 persona aktivë me Covid 19, një pjesë e të cilëve dhe punonjës në administratën publike, në kopshte e në shkolla.

Prej ditësh në vendin tona janë shtuar ndjeshëm rastet e reja me Covid 19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 458 që prej fillimit të pandemisë.


Shtuar më 21/10/2020, ora 10:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori